30 June 2008

Kufomat

Toni Milaqi "Corpses" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2005)

Kundermuese rrugeve dergjen kufomat. Te pushtuara prej demonesh barbare dhe shkaterrues. I gjen kudo, te dhunuara egersisht, me trajta te shfytyruara dhe shembelltyra perbindeshash te frikshem. Te gjitha te vrara nga perqafjet e vrazhda te kesaj bote. Jane te panumerta, si per te ilustruar triumfin e padrejtesise, apo ndoshta edhe konceptin tone te drejtesise...

Kufomat s'mund te ndjejne, as te mendojne, as te shijojne dhe te perceptojne boten nepermjet shqisave. Kufomat s'kane organe. U shqyen zemrat dhe trurin; u hengren melcite, veshkat dhe shpretken. Me gjakun e tyre u ndertuan keshtjellat e pabarazise, me djersen u ujiten ferrat e mosdijes, me spermen e tyre u sigurua vazhdimesia ekzistenciale e skllaverise.

Se di pse, por kam ndjesine se bota jone s'eshte gje tjeter vecse nje inkubator perfekt kultivimi kufomash...

29 June 2008

Patologji Krijuese

Toni Milaqi "Blue" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Procesi i krijimit eshte nje akt sa i qarte dhe i llogjikshem, po aq mistik dhe i pushtuar prej erresires se iracionalitetit, gje qe na ben te mos jemi asnjehere te sigurt ne perpjekjet tona per analizen e tij. Pikerisht sepse ky proces pervec aftesise teknike te artistit (e fituar kjo me pune), permban ne vetvete edhe elemente teper te fuqishem te eksplorimit te subkoshiences brenda nesh. Nevoja, etja, "semundja" gati-gati patologjike e artistit per te rendur pas se rese, e ben ate nje kalimtar te perkohshem ne hapesirat estetike, emocionale, meditative, filozofike, sociale, apo te cdo lloj sfere tjeter perberese, e cila ngjizet ne nje vepre arti.

Dhe ne momentin kur ne keto hapesira artistike ka arritur te njohe cdo skute, cdo element esencial dhe cdo qelize te tyren, pikerisht atehere automatikisht shenohet edhe fundi i ciklit aktual krijues dhe fillimi i nje udhetimi te ri. Per imazhe te reja, per koncepte, nocione, e kendveshtrime te ndryshme.

Artisti nuk ka kohe per te qene i lumtur. Nuk gezon aftesine te shijoje per kohe te gjate frytet e zbulimeve te tij, te arritjeve dhe gjetjeve te tij personale. Artisti duhet t'i mohoje te gjitha keto per te ecur perpara. Eshte teresisht i paafte te zeje rrenje diku. Nje endacak ne kerkim te lumturise, ne kerkim te tokes se premtuar. Nje i denuar me karakteristikat e nje semundje teper te rende: "Patologjise per Risi".
Mjaft here, kur shoh vepra te viteve te kaluara, provoj ndjesine se jane te dikujt tjeter. Se emocionet e pershkruara aty si ndjeva kurre dhe se ato gjurme penelatash te ngecura ne siperfaqen e rrafshet jane kaq te largeta per konceptet e mia te tashme artistike. Ka caste kur zhvishemi nga vetja jone dhe udhetojme te lakuriqte ne galaktika te reja. Te vetmet shenja kryenece -deshmuese te ekzistences sone te dikurshme- jane pikerisht veprat e mbetura artistike ...

28 June 2008

Te Debuarit prej Parajses

Toni Milaqi "When Paradise Get Wild" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Te debuarit prej Parajses s'mund te qeshen. As te lumtur s'mund te jene me ata. Ne fytyrat e tyre te thyera prej dhimbjes, s'mund te konturohen me linjat dhe analogjite e bukurise klasike. Ne syte e tyre s'do te pluskojne paqja dhe qetesia. Ngerci trupor do t'u perpije qeniet. Dihatja e frymemarrjes do te jete e rende; sekondat dhe castet te pambarimta...

Te debuarit prej Parajses s'mund te shijojne asgje. Mallkimi eshte i pameshirshem; shija e "Molles se Ndaluar" eshte e athet, dhe denimi i Krijuesit inatcor, i perjetshem...

EXHIBITION INVITATION CARDS


Jun 1996 -Dimokritos Gallery, Athens, Greece.

Feb 1999 -Astrolavos Gallery, Piraeus, Greece.

Apr 1999 -"Minus-Plus", Hellenic American Union, curated by Manos Stefanidis and Nadja Argyropoulou, Athens, Greece.


May 2004 -"Colours of Albania", National Gallery of Arts, curated by Edi Muka, Tirana, Albania.


Nov 2007 -"Pa(varesia)", National Gallery of Arts, curated by Elsa Martini, Tirana, Albania.

Dec 2008 -"CheapArt 14", CheapArt Gallery, curated by George and Dimitris Georgakopoulos, Athens, Greece.

Jun 2009 -"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, curated by George and Dimitris Georgakopoulos, Afrodite Oikonomidou and Delia Gianti, Thessaloniki, Greece.

Kush e Vodhi "Dashurine"?!

Toni Milaqi "In love" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Vepra e mesiperme ishte nga me te dashurat e mia, pikerisht per faktin se lindi pas kerkimesh te shumta. Teknika e saj sillte po ashtu dicka e re ne artin tim. E kam fjalen kryesisht per konceptin e trupave, te cilet ashtu permes ngjyrave te ftohta, ndjeshmerise se penelates dhe trajtimit teper te kursyer koloristik, sillnin nje risi teknike ne pikturen time.

Qysh nga viti 2000, piktura ne fjale ishte bere pjese e koleksionit me vepra arti, te nje mikut tim galerist me origjine kroate, i cili rron dhe punon ne Athine. E takova ate -pas vitesh te tera- disa muaj me pare. Fjalet e tij me habiten dhe me trishtuan njekohesisht. Afer tre vite me pare i vodhen shtepine. Nuk i moren as bizhuteri te florinjta e te argjenda qe kish diku ne nje sirtar, as para, as laptop-in, as impjante e televizore. Vodhen vetem dy piktura, dhe iken. Nje prej tyre ishte piktura ime me titull: "In love", te cilen miku im e kish te ekspozuar ne nje nga ambientet e shtepise.

Ndonese me habiti, e me perkedheli egoizmin fakti qe paska njerez, te cilet mund te vene koken ne rrezik, dhe te shqyejne edhe dyer shtepish per te vjedhur nje pikture timen (!!!!), perseri sec provova nje ndjenje melankolie per fatin qe mund te kete tashme e tutje piktura ime e dashur e vitit 1999...

27 June 2008

Arratisja

Toni Milaqi "The abandonment" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2004)

Arratisja prej Tiranes ishte e dhimbshme. Ndonese tek mbyllte syte dhe enderronte, te gjitha endrrat e tij kishin per sfond Liqenin Artificial. Ato mijera aromera, ndjesi, ngjyra, ne te cilat fundoseshin pemet, ujerat, gjithesia, pergjate stineve te ndryshme te vitit. Te verdhen imponuese te mimozave eremira ne fillimet e marsit. Brishtesine e mjalte te luleve te kumbulles. Gjelberimin e coroditur te barit pranveror. Goricat e pabera dhe mbytese. Dushqet lende-mbushura dhe kallamishtet e pafund. Portokallite, te verdhat dhe te kuqet vjeshtake te plepave. Krenarine ogurzeze te qiparisave. Rreshiren dhe bocet e pishave. Ujet e grinjte e te baltosur te liqenit. Peshkataret tere nge dhe ciftet romantike. Vetmine e varkave te lidhura brigjeve. Kerpudhat helmuese dhe bretkosat. Gjinkallat e panumerta dhe laraskat endacake. Stolat prej trungjesh te prere pemesh dhe burimet ujeftohta ...

Dhe megjithese realitetin e tij te brendshem e kishte te veshtire t'a perceptonte te shkeputur prej Tiranes, pejzazhit dhe njerezve te saj, tanime nuk mund te rronte me aty. Pikerisht tani tek shihte liqenin te tretej dhe nga ato pellgje te mbetura te zhdukeshin peshqit, kur amfiteatri u perdhunua dhe rrugicave romantike u morren frymen ferrat, kur ujerat e burimeve u shterren, kur mimozat dhe kumbullat i prene, kur stolat e drunjte i dogjen dhe varkat u kalben, pikerisht tanime me teper se kurre arratisja ishte e vetmja alternative per te ruajtur dicka nga ajo bote qe po jepte shpirt. Perbindeshi kishte kaperthyer qytetin dhe po kaperdinte dalengadale cdo gjurme jete te tij.

Nuk donte te shihte tek vdiste vendin e tij te lindjes, ne pamundesi per te bere asgje ... Arratisja prej Tiranes ishte rruga e vetme ...

26 June 2008

Mes Dehjes dhe Gjumit

Toni Milaqi "Between Drunk and Dreams" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Diku mes dehjes dhe gjumit pluskonte frymemarrja jote. Dhe perqarkeshin aty bri teje te gjithe planetet e njohur dhe te panjohur. Dhe njerezit e kuq te Marsit. Aty edhe uturima rrengjethese uraganesh te inatosur, edhe peshperitje lozonjare fladesh pranverore. Edhe kristaliteti i bluse qiellore, edhe padepertushmeria e mjergullave me te thella.

Ashtu sic te pashe te lakuriqte, te ikur, te kredhur ne nje pergjumje dionisiake, sec ndjeva nevojen te kthehesha ne nje puhize te kalter, te perkedhelja butesisht cdo qelize te trupit tend, dhe te te shtrengoja fort ne gji ...